image Kryeziu: Qeveria, Presidenca dhe Kuvendi u bënë bashkë në mbrojtje të Kushtetutës

Politikë

Kryeziu: Qeveria, Presidenca dhe Kuvendi u bënë bashkë në mbrojtje të Kushtetutës

news image

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka reaguar pasi Serbisë iu ndalua mbajtja e referendumit në Republikën e Kosovës.

Ai ka thënë se Qeveria, Presidenca dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës u bënë bashkë në mbrojtje të Kushtetutës.

Përmes një postimi në Facebook ai ka shkruar se “Qëndrimet tona janë edhe veprime tona, pat paralajmëruar kryeministri Kurti me 29 dhjetor 2021 në lidhje me e referendumin e Serbisë në Kosovë. Qëndrimet përveçse veprime i bëmë edhe vendime të zbatuara”.

“Qeveria, Presidenca dhe Kuvendi i Republikës së Kosovë u bënë bashkë në mbrojtje të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, dhe kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë dhe praktikave të dëmshme të deritanishme”, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë./GazetaSinjali/