image Kryetarja e parlamentit shqiptar për situatën në Veri: Rekomandimet e ShBA-së dhe BE-së janë rruga e zgjidhjes

Shqipëri

Kryetarja e parlamentit shqiptar për situatën në Veri: Rekomandimet e ShBA-së dhe BE-së janë rruga e zgjidhjes

news image

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Veriun e Kosovës.

Nikolla përmes një postimi në Facebook, ka thënë se qëndrimet e propozuara nga ShBA dhe BE-ja duhet të jenë udhëharta për institucionet e Kosovës.

“Kuvendi i Shqipërisë ndjek me shqetësim zhvillimet e ditëve të fundit në Kosovë. Qëndrimet, rekomandimet dhe zgjidhjet e propozuara nga aleatët strategjikë të shqiptarëve, ShBA dhe BE duhet të jenë udhëharta e veprimeve për institucionet e Kosovës”, ka shkruar ajo.

Kuvendi i Shqipërisë ndjek me shqetësim zhvillimet e ditëve të fundit në Kosovë. Qëndrimet, rekomandimet dhe zgjidhjet…

Posted by Lindita Nikolla on Monday, November 7, 2022

/GazetaSinjali/