Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Veriun e Kosovës.
Nikolla përmes një postimi në Facebook, ka thënë se qëndrimet e propozuara nga ShBA dhe BE-ja duhet të jenë udhëharta për institucionet e Kosovës.
“Kuvendi i Shqipërisë ndjek me shqetësim zhvillimet e ditëve të fundit në Kosovë. Qëndrimet, rekomandimet dhe zgjidhjet e propozuara nga aleatët strategjikë të shqiptarëve, ShBA dhe BE duhet të jenë udhëharta e veprimeve për institucionet e Kosovës”, ka shkruar ajo.