image Kryetarja e Gjykatës Speciale e anulon vizitën në Kosovë/ Molliqaj: “Kurdo që vjen, Trendafiloven e presim me protestë”

Politikë

Kryetarja e Gjykatës Speciale e anulon vizitën në Kosovë/ Molliqaj: “Kurdo që vjen, Trendafiloven e presim me protestë”

news image

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Hagës, Ekaterina Trendafilova, nuk do ta vizitojë Kosovën më 4 korrik siç ishte paralajmëruar.

Takimi do të zhvillohet online. Kështu është bërë e ditur nga Gjykata Speciale.

E pas këtij lajmi, ka reaguar kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj i cili ka thënë se kryetaren e Gjykatës Speciale do ta presin me protestë në Kosovë, kurdo që ajo vjen.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nuk heqin dorë nga mbajtja e protestës, pavarësisht se ajo e ka shtyrë vizitën e saj në Kosovë.

“Kryetarja Ekaterina Trendalifova, anuloi vizitën e saj. Por cili është qëllimi apo kuptimi i takimit të një gjykate me shoqërinë civile? Tejet e çuditshme, apo jo? Gjykata Speciale tashmë as nuk po fshehet prapa drejtësisë. Ajo ka filluar të merret me imazhin e saj. Po bënë politikë. Gjykata Speciale ka nisur tash e 7 vite. Me një qasje një-etnike ndaj luftës në Kosovë, me shkeljen e të drejtave të njeriut për të akuzuarit, me gjyqtarë racist që shqiptarët i sheh si ‘kafshë që duhen zbutur’, e deri tek mungesa e simboleve shtetërore të Kosovës në një gjykatë të saj, roli i Gjykatës Speciale nuk është ai i sjelljes së drejtësisë, por i damkosjes së UÇK-së dhe luftës së saj çlirimtare”, ka shkruar Molliqaj.

“Por sido që të rrjedhin ngjarjet, dhe për kurdo që do të shtyhet vizita, protestë do të ketë. Nga qëllimi dhe mbajtja e protestës nuk heqim dorë. Ajo do të ndodh po atë ditë kur të konfirmohet vizita e znj.Trendafilova”, ka shtuar ai.

Sipas Molliqajt tendecave që përmes këtyre takime të normalizohet përndjekja politike, PSD do t’u përgjigjet pa hezitim e me rezistencë.

/GazetaSinjali/