Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, do të nisë sot një vizitë zyrtare në Kosovë, e cila do të zgjasë deri më 14 maj.
Gjatë qëndrimit të saj, pritet që Trendafilova të zhvillojë takime me përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në vend.
Me këtë rast, Policia e Kosovës ka njoftuar se do të angazhohet maksimalisht për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në bashkëpunim me autoritetet kompetente ndërkombëtare.
Për të mundësuar zhvillimin normal të agjendës zyrtare, në disa segmente rrugore do të ketë ndërprerje të përkohshme të trafikut dhe riorientim të lëvizjes në rrugë alternative.
Policia ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik për këto masa të përkohshme, duke theksuar se ndërprerjet do të jenë të shkurtra dhe të kontrolluara.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!