image Kryetari Muhaxheri flet për Sinjalin, tregon si është situata pas vërshimeve në Pejë

Siguri

Kryetari Muhaxheri flet për Sinjalin, tregon si është situata pas vërshimeve në Pejë

news image

Vërshimet si pasojë e shiut të madh ishin tragjike për familjen Ademaj nga qyteti i Pejës. Gjithë vendi u trondit për vdekjen e një nëne dhe fëmijës të saj 5-vjeçar. Fillimisht u konfirmua se vogëlushi ishte dërguar në spital pa shenja jete, ndërsa nëna e tij rezultonte e zhdukur. Por tragjedia u thellua, kur Policia njoftoi se edhe gruaja u gjet e vdekur, raporton Gazeta Sinjali.

Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, në një prononcim për Sinjalin tha se situata është e qetë dhe nuk raportohet për ndonjë incident tjetër, përveç rastit tragjik që ndodhi mbrëmë.

Muhaxheri tha se tash nuk ka ujë, ndërkohë që nuk dihet për dëmet e shkaktuara si pasojë e vërshimeve të mëdha.

“Situata tash është e qetë, përveç rastit tragjik, që humbën jetën dy njerëz, nëna me djalin e vet. Tash për momentin nuk ka më ujë, as s’ka kurrgjë. Është herët me folë për dëme. Jeta e njerëzve është dëmi i madh. Ka qenë rrebesh, për një orë ka ra shi i madh, ka vërshu çdo gjë.“, tha Muhaxheri për Sinjalin.

Sinjalizues të Sinjalit kanë dërguar foto nga atje, ku shihen dëmet e mëdha që janë shkaktuar në këtë pjesë të qytetit.

/GazetaSinjali/