image Kryetari i Zubin Potokut: Jap dorëheqje nëse ka dakordim Qeveri-PDK

Politikë

Kryetari i Zubin Potokut: Jap dorëheqje nëse ka dakordim Qeveri-PDK

news image

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka deklaruar se do të jepte dorëheqje nga pozita e kryetarit të komunës nëse do të kishte një dakordim nga Qeveria e Kosovës me partinë e tij, PDK-në dhe me ndërkombëtarët.

“Nëse unë jap dorëheqje duhet të ketë një analizë se çfarë do të vjen më pas”, shtoi ai.

Zeqiri tha se ai politikisht i përgjigjet Memli Krasniqit dhe PDK-së.

Megjithatë ai thotë se do të respektonte procedurat ligjore dhe shtetin që tash e udhëheq Albin Kurti.

“Duhet të ketë konsultime paraprake para se ne të japim dorëheqje. Duhet të ketë arsye të fortë pse duhet të japë dorëheqje”, ka deklaruar Zeqiri.

“Në qoftë se kemi dakordim të harmanizuar japë dorëheqje. Pa dakordim me Memli Krasniqin, me partinë, me Qeverinë, besa edhe me ndërkombëtaret unë nuk japë dorëheqje vetëm pse më teket mua”, ka deklaruar tutje Zeqiri për Dukagjinin.

/GazetaSinjali/