Komuna e Vushtrrisë dhe Shoqata “Jetimat e Ballkanit”e udhëhequr nga Halil Kastrati, sot kanë nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e 20 shtëpive të reja për familjet në nevojë.
Kjo marrëveshje është nënshkruar mes kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahirit dhe Halil Kastratit.
Kujtojmë që vitin e kaluar, Komuna e Vushtrrisë bashkë me këtë organizatën humanitare “Jetimat e Ballkanit”, në Vushtrri kanë ndërtuar 28 shtëpi si dhe kanë blerë 4 banesa për familjet skamnore. /Gazeta Sinjali/