image Kryetari i Vushtrrisë jep detaje për dy rastet e reja në këtë komunë

Kosovë

Pandemia/ Kryetari i Vushtrrisë jep detaje për dy rastet e reja në këtë komunë

news image

Janë konfirmuar 8 raste të reja me COVID-19 në Kosovë. Në mesin e tyre, dy janë nga Vushtrria.

Kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri, përmes një postimi në Facebook ka dhënë detaje për këto 2 raste, për të cilat thotë se janë nga e njëjta familje, e që kanë ardhë para disa ditësh nga Suedia.

“Të dy rastet janë nga e njejta familje, me banim në rrugën 2 maji. Këta qytetarë kanë ardhur nga Suedia para disa ditësh dhe me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë nuk janë vendosur në karantinë në Qendrën e Studentëve por kanë qenë në vetizolim në shtëpinë e tyre”, ka shkruar Tahiri./ Gazeta Sinjali/

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë Sot janë konfirmuar edhe 2 raste të reja me Coronavirus në qytetin tonë. Të dy…

Posted by Xhafer Tahiri on Wednesday, May 13, 2020