Janë konfirmuar 8 raste të reja me COVID-19 në Kosovë. Në mesin e tyre, dy janë nga Vushtrria.
Kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri, përmes një postimi në Facebook ka dhënë detaje për këto 2 raste, për të cilat thotë se janë nga e njëjta familje, e që kanë ardhë para disa ditësh nga Suedia.
“Të dy rastet janë nga e njejta familje, me banim në rrugën 2 maji. Këta qytetarë kanë ardhur nga Suedia para disa ditësh dhe me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë nuk janë vendosur në karantinë në Qendrën e Studentëve por kanë qenë në vetizolim në shtëpinë e tyre”, ka shkruar Tahiri./ Gazeta Sinjali/