image Kryetari i Vitisë thotë se Qeveria Kurti nuk po i ndihmon mjaftueshëm për ta luftuar koronavirusin

Kosovë

Kryetari i Vitisë thotë se Qeveria Kurti nuk po i ndihmon mjaftueshëm për ta luftuar koronavirusin

news image

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, ka thënë se Qeveria Kurti nuk është duke i ndihmuar aq sa kanë nevojë.

I pari i Vitisë në një prononcim për Gazetën Sinjali ka thënë se kanë nevojë për ushqim dhe pajisje për ta luftuar koronavirusin, por ai ka theksuar se ndihmat nga niveli qendrorë kanë qenë të pakta.

“Ndihmë, jemi munduar me ju ndihmu qytetarëve me ndihma komunale dhe të donatorëve, çka kemi pas mundësi. Prej nivelit qendrorë kemi marrë shumë pak, disa maska, do mbrojtëse as gjë më shumë. Para tri ose katër dite ka qenë furnizimi i fundit. Kemi nevojë për pajisje dhe për ushqim. Sepse jemi në karantinë tani e 10 ditë”, ka thënë Sokol Haliti.

Kryetari i Vitisë është shprehur se kanë punuar që ta lokalizojnë koronavirusin. Ai ka theksuar se gjatë bisedës me kryeministrin Kurti i ka treguar për nevojat dhe vështirësitë metë cilat po ballafaqohen.

“Ne kemi e pas numrin më të lartë të të infektuarve deri më tani, jemi mundu me e mbajt të izoluar dhe me e lokalizuar. Kryeministri Kurti më ka telefonuar, i kam tregu që kemi nevojë për ndihma, nuk e zgjatëm shumë, unë i tregova për situatën ,ai tha që po shikoj”.

Sipas Halitit, gjendja e të infektuarave me koronavirus është e mirë, përveç të moshuarve.

“Përveç këtyre të moshuarve e të tjerëve  është e mirë. Ne kemi nevojë për përkrahje, besoj që niveli qendror i shikon këto gjera”.

Deri më tani në Kosovë janë 61 persona të infektuar me koronavirus, një prej tyre ka vdekur. /Gazeta Sinjali/