image Kryetari i Vitisë: Pritet ritestimi i personave të prekur nga Covid-19, ndihmat e qeverisë kanë qenë të pakta

Kosovë

Shëndetësi/ Kryetari i Vitisë: Pritet ritestimi i personave të prekur nga Covid-19, ndihmat e qeverisë kanë qenë të pakta

news image

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti ka thënë se gjendja e personave të infektuar me koronavirus është stabile. Ai për Gazetën Sinjali ka theksuar se nesër pritet ritestimi i personave të infektuar me Covid-19 për të konstatuar nëse janë shëruar ndonjë prej tyre.

Haliti është shprehur se gjendjen e kanë nën kontroll, pasi sipas tij është dita e tretë që kanë rezultuar të gjitha mostrat negative.

“Gjendja është e qetë, sot s’kemi mostra. Dje i kemi pas 13 raste kanë dal të gjitha negative. Qe tri ditë i kemi negative mostrat. Zyrtarisht flitet për katër persona të shëruar, por kemi më shumë. Nesër pritet ritestimi i këtyre pozitiv që kanë qenë”, ka thënë Sokol Haliti për Gazetën Sinjali.

I pari i Vitisë është shprehur se gjendja e personave të prekur nga koronavirusi është e mirë dhe sipas tij, as njëri nga ta nuk është në rrezik për jetë.

“Gjendja shëndetësore e një pjesë  të madhe është e mirë. Këta që i kemi në izolim jo, këta që janë të hospitalizuar nuk kam informata që dikush është në rrezik”.

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti ka thënë se ndihmat nga Qeveria Kurti kanë qenë të pakta. Ai është shprehur se qeveria ka pasur qasje të gabuar, pasi sipas tij komunat e prekura nga virusi Covid-19 ju nevojitet “infuzion” nga qeveria.

“Ata unë mendoj që duhet me pas qasje tjetër, ata duhet jo veç Ministria.  Qeveria duhet me i furnizuar komuna krejt ndryshe, me pako ushqimore, me pako higjienike. Duhet krejt qasje tjetër është shumë e mangëta, shumë e pakt çfarë kanë bërë për komunat. Ata duhet automatikisht me ju dhënë infuzion komunave”, ka thënë ai.

Në Kosovë deri më tani janë 731 persona të infektuar me koronavirus, prej tyre 165 janë shëruar dhe 20 kanë vdekur. /Gazeta Sinjali/