image Kryetari i Suharekës: Qytetarët e infektuar me COVID-19 po dalin nëpër qytet

Kosovë

Kryetari i Suharekës: Qytetarët e infektuar me COVID-19 po dalin nëpër qytet

news image

Ka pasur shumë raste kur personat e infektuar me COVID-19 kanë dalë nga shtëpitë, duke shkelur kështu masën e vetizolimit, shkruan Gazeta Sinjali.

Rastet të tilla siç duket po ndodhin edhe në Komunën e Suharekës.

Kryetari Bali Muharremaj ka thënë se gjendja në këtë komunë është stabile por që shqetësuese sipas tij është se disa qytetarë që kanë rezultuar pozitivë me koronavirus po dalin nëpër qytet.

“Njoftoj qytetarët se nga nesër policia do të dalë në terren dhe do shkojë nëpër shtëpitë e personave të prekur pasi që ka njoftime se disa persona pavarësisht se janë të prekur me coronavirus po dalin jashtë shtëpive duke rrezikuar edhe qytetarët tjerë”, tha Muharremaj në TV Dukagjini.

Po ashtu ai tregon se aktualisht në këtë komunë janë 15 mësimdhënës të prekur me koronavirus dhe që sipas tij ata do të zëvendësohen dhe mësimi nuk do të ketë ndërprerje.

“Për dy apo tri ditë ata zëvendësohen. Ne kemi një listë të pritjes dhe mësimi po vazhdon”, tha ndër të tjera Bali Muharremaj.

Kujtojmë se ka pasur shumë raportime të personave që kanë qenë të infektuar me koronavirus dhe që kanë dalur jashtë shtëpive të tyre./Gazeta Sinjali/