image Kryetari i Suharekës e quan akt makabër incidentin në Gjilan

Futboll

Kryetari i Suharekës e quan akt makabër incidentin në Gjilan

news image

Pas incidentit që ndodhi në Gjilan, ku u sulmua portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri, ka pasur reagime nga më të ndryshmet, shkruan Sinjali Sport.

Frashëri u sulmua në fund të ndeshjes nga disa tifozë të Gjilanit, ku u dërgua menjëherë në ambulancë.

Pas këtij incidenti, ka reaguar edhe kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili e ka dënuar ashpër këtë rast.

Dënoj fuqishëm aktin e sulmit fizik në stadiumin e Gjilanit ndaj portierit të FC Ballkanit Stivi Frashëri, akt makabër ky që u shkatua nga disa tifozë gjilanas në ndeshjen kampionale ndërmjet SC Gjilani dhe FC Ballkani. Kërkoj nga institucionet përgjegjëse, të ndërrmarin të gjitha masat dhe sanksionet ndaj ngjarjeve të sotme, ndërsa portierit tonë Stivi Frashëri, i dëshiroj shërim të shpejtë“, ka shkruar në llogarinë e tij Muharremaj.

/GazetaSinjaliSport/