Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka krijuar ekipin e vullnetarëve në Komunën e Prishtinës për shpërndarjen e pakove higjienike dhe ushqimore për ata që kanë më së shumti nevojë.
Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti tha se po ashtu mendojnë edhe për ekipe që do t’i ndihmojnë të moshuarit që jetojnë vetë, t’i mundësojnë atyre shërbime.
“Duhet të racionalizojmë ndihmat duke targetuar së pari ata që kanë më së shumti nevojë. Kjo kombinuar me intervenimin ekonomik do ta zbusë situaten sado pak”, ka shkruar Ahmeti.
Deri tani në Kosovë është konfirmuar një vdekje dhe gjithsej numri i rasteve të infektuar me koronavirus është 71.
Ky është postimi i plotë i kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti:
Këtë javë kemi krijuar ekipin e vullnetarëve në Komunën e Prishtinës për shpërndarjen e pakove higjienike dhe ushqimore për ata që kanë më së shumti nevojë. Po ashtu po mendojmë edhe për ekipe që do ti ndihmojnë të moshuarit që jetojnë vetë për shërbime që ata mos me pas nevojë me dal.
Duhet të racionalizojmë ndihmat duke targetuar së pari ata që kanë më së shumti nevojë. Kjo kombinuar me intervenimin ekonomik do ta zbusë situaten sado pak./Gazeta Sinjali/