image Kryetari i pavarur që ka përmbushur të gjitha premtimet e tij

Kosovë

Raporti/ Kryetari i pavarur që ka përmbushur të gjitha premtimet e tij

news image

Instituti ‘GAP’ gjatë ditës së sotshme ka publikuar raportin për kryetarët e komunave dhe premtimet e tyre.

Sipas këtij raporti, kryetari i Hanit të Elezit, Rufi Sufa i ka mbajtur të gjitha premtimet që i ka bërë gjatë fushatës zgjedhore.

Suma ka përfunduar 10 nga 16 premtimet që i ka bërë gjatë fushatës, 4 të tjera janë në përfundim e sipër dhe dy projekte që i ka premtuar në fushatë kanë filluar tani.

Ky është mandati i tretë i Sumës si kryetar i kësaj komune. Ai arriti si kandidat i pavarur të ruaj elektoratin e tij tash e një dekadë./Gazetat Sinjali/