image Kryetari i Nismës në Deçan largohet nga partia, kjo është arsyeja

Kosovë

Kryetari i Nismës në Deçan largohet nga partia, kjo është arsyeja

news image

Kryetari i degës së Nismës Socialdemokrate në Deçan, Shkodran Imeraj, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë dhe nga ajo e anëtarit të kryesisë qendrore në këtë parti, shkruan Gazeta Sinjali.

Imeraj përmes një statusi në Facebook ka thënë se i ka dërguar letër Fatmir Limajt dhe se e ka falënderuar atë dhe gjithë partinë për rrugëtimin që nga 22 gushti i vitit 2017 e deri tani.

“Postimi i tij i plotë në Facebook: Miq të dashur, pas një rrugëtimi politik me shumë së tri vite në Nisma Socialdemokrate, nga sot jam larguar nga detyra e kryetarit të degës në Deçan, anëtarit të Kryesisë qendrore dhe anëtarësia në këtë projekt politik. Në letrën të cilën ia kam dërguar sot me 11 nëntor 2020 kryetarit Fatmir Limaj, kam falënderuar atë personalisht, pastaj kryetarin Jakup Krasniqi, Kryesinë qendrore, degën në Deçan si dhe gjitha strukturat e Nisma Socialdemokrate për përkrahjen dhe rrugëtimin e përbashkët politik nga 22 gushit 2017 e deri sot me 11 nëntor 2020”, ka shkruar Imeraj.

Tutje, Imeraj ka shkruar se tani e tutje do t’i përkushtohet profesionit të historianit.

“Me këtë rast, dua të falënderoj gjithë ata qytetarët të Deçanit e me gjere, që më kanë përkrahur në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Deçanit në tetor të vitit 2017 si dhe në zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës të tetorit të vitit 2019. Tash e tutje, do të jem i përkushtuar në profesionin tim prej historiani, ku do të i ri përveshëm punës në ndriçimin dhe argumentimin e gjenocidit serb të kryer në Kosovë gjatë periudhës 1912-1999. Nga zemra ju falënderoj të gjithëve”, ka përfunduar Imeraj. /Gazeta Sinjali/