Tash e sa ditë, kryetari i Malishevës, Ragip Begaj është duke luftuar me virusin COVID-19 dhe gjendja e tij është e rëndë.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëvendësi i tij, Hajdin Berisha i cili poashtu ka thënë se Begaj është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Që në mëngjesin e të hënës ai është dërguar në Infektivë në QKUK dhe po trajtohet. Ende konsiderohet që e ka gjendjen e vështirë. Nuk e ka kaluar rrezikun edhe pse është dita e 10-të. Për të po kujdesen sa po munden mjekët e Infektivës. Po shpresojmë shumë që të kalojë rrezikun dhe të kthehet shëndosh”, ka thënë Hajdini.
Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj nuk ka ndonjë sëmundje tjetër shoqëruese.
Rezultati se është pozitiv në koronavirus, Begajt i kishte shkuar të shtunën më 31 tetor./Gazeta Sinjali/