image Kryetari i Lipjanit alarmon për rritjen e numrit të të infektuarve me koronavirus në këtë komunë

Shëndetësi

Kryetari i Lipjanit alarmon për rritjen e numrit të të infektuarve me koronavirus në këtë komunë

news image

Në Komunën e Lipjanit aktualisht janë 118 raste aktive me koronavirus.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti, i cili tha se javët e fundit ka pasur një rritje të madhe të numrit të të prekurve.

 “Aktualisht kemi 118 persona aktiv me koronavirus, ndërsa tre kanë humbur jetën. Nuk e dimë numrin e saktë të shëruarve pasi kohët e fundit nuk ka pasur përditësim të të dhënave”, tha Ahmeti.

Megjithkëtë, Ahmeti thotë se situata është shqetësuese.  

 “Është shqetësuese pasi në dy tri ditët e fundit pothuajse të gjithë ata që janë testuar kanë rezultuar pozitiv. Pak prej mostrave të testuara kanë rezultuar negative. Kjo situatë e ka rritur shqetësimin”, ka deklaruar ai në Rtv Dukagjini.

Më 13 korrik në Lipjan u regjistruan edhe 11 raste të reja me koronavirus.

Ndërsa në Kosovë deri më sot janë konfirmuar 5 mijë e 118 raste pozitive. /GazetaSinjali/