image Kryetari i Kumanovës: Për ne maqedonasit, UÇK-ja është forcë okupatore

Rajon

Kryetari i Kumanovës: Për ne maqedonasit, UÇK-ja është forcë okupatore

news image

Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, lidhur me lapidarin e ngritur në Sllupçan për luftëtarët e UÇK-së, tha se ishte pikërisht BDI-ja ajo që ndryshoi agjendë në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Sipas tij BDI-ja në zgjedhje u fut me platformë “të gjelbër” ndërsa tani nuk ka ndryshuar asgjë.

Ai shton se BDI ishte angazhuar të reformohet me politika të reja, me marrëdhënie më të mira ndëretnike, lehtësimin e gjendjes në shtet por sipas tij, BDI-ja është e njëjta sikur në vitin 2001.

Disa herë kam thënë, ajo parti ende udhëhiqet dhe menaxhohet nga Reçica e Vogël. Derisa është kështu, mendoj se po shkojmë në drejtim të gabuar. Por, dua t’i them z.Ahmetit se derisa ekziston maqedonasi i fundit në këtë shtet dhe qytetarët që e duan shtetin në tërësi pa dallim të përkatësisë etnike, fetare apo çfarëdo tjetër, Maqedonia do të ekzistojë sikur që ka ekzistuar gjithmonë”, tha Dimitrievski për Tv Sitel.

Sa i përket UÇK-së, ai u shpreh se maqedonasit këtë organizatë e konsiderojnë si okupatore.

Nëse bëjmë paralele për atë çfarë ndodhi në Sllupçan dhe atë çfarë duam të bëjmë në Kumanovë, e pikërisht ata që ndërtojnë lapidar të UÇK-së, realisht të flasim, ne maqedonasit, UÇK-në e konsiderojmë si forcë okupatore, madje edhe faktori ndërkombëtar që në fillim, vet Xhorxh Robertson e konfirmoi këtë dhe tha se këta nuk janë luftëtarë por janë militantë dhe organizatë terroriste të cilët luftojnë kundër rendit kushtetues të shtetit”, tha Dimitrievski.

/GazetaSinjali/