image Kryetari i Komunës së Klinës: 700 shtëpi në komunën tonë nuk kanë rrymë

Kosovë

Reagim/ Kryetari i Komunës së Klinës: 700 shtëpi në komunën tonë nuk kanë rrymë

news image

700 shtëpi të Komunës së Klinës kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike, raporton Gazeta Sinjali.            

Këtë e ka bërë të ditur vetë kryetari i kësaj komune, Zenun Elezaj.

I pari i Klinës, këtë gjendje e konsideron të papranueshme dhe të padrejtë nga ana e KEDS-it.

“Në natën më të rëndësishme të vitit, rreth 700 shtëpi në Komunën tonë nuk kanë furnizim me energji elektrike. Është tërësisht e papranueshme dhe jo e drejtë kjo gjendje kur dihet edhe përgjegjshmëria e qytetarëve ndaj KEDS-it (në paguarjen e faturave të kërkuara), ka shkruar Elezaj në Facebook.


Tutje, ai njofton se ka komunikuar me drejtorin ekzektuiv të KEDS-it, të cilit thotë se i ka kërkuar angazhim maksimal për rikthimin e furnizimit me energji elektike, sa më shpejtë. /Gazeta Sinjali/