Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka thënë se personi i parë i infektuar me koronavirus është një vozitës i linjave të autobusit Kosovë-Gjermani.
Personi i infektuar me koronavirus është në gjendje të mirë, është 43-vjeç dhe është nga fshati Topanicë.
“43-vjeçari nuk vuan nga ndonjë sëmundje kronike. Por, nuk i kemi kapacitet të izolojmë ndonjë fshat apo qytetin. Kemi propozuar IKSHP-së për hyrjet e daljet të fshatit Topanicë të jenë të bllokuara”, tha Kastrati në Rtv Dukagjin.
Përderisa tha se ende nuk është marrë ndonjë vendim i tillë, po presim përgjigje si dhe ka kërkuar nga qytetarët t’i respektojnë udhëzimet e IKSHP-së./Gazeta Sinjali/