image Kryetari i GP të PD-së: Sali Berisha erdhi në mënyrë të dhunshme në mbledhjen e grupit

Shqipëri

Kryetari i GP të PD-së: Sali Berisha erdhi në mënyrë të dhunshme në mbledhjen e grupit

news image

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, tha se pas vendimit të gjykatës ajo që po ndodh në selinë blu është “atmosferë pushtimi”.

Alibeaj u shpreh se duhen dhënë sinjale bashkimi, por ato nuk mund të jepen duke ardhur, sipas tij, në mënyrë të dhunshme në mbledhjen e grupit siç bëri Berisha. Alibeaj tha se Berisha nuk është pjesë e grupit parlamentar.

“Qëndrimi besoj është i qartë për këdo. E gjitha kjo është atmosferë pushtimi e ndodhur që pas vendimit të gjykatës i cilin ju e dini fare mirë që apelohet pa marrë formë të prerë. Ajo që është kërkuar qartësisht nga unë nga unë është që të gjejmë spiralen e bashkimit. Kjo kërkon që palët të fillojnë të marrin frymë. Pse? Sepse në bazë do duhet të qetësojmë shpirtrat e tyre. Bashkimi bëhet duke qetësuar shpirtrat e tyre”.

“Është detyrimi ynë personal, njerëzor, politik. që të japim sinjale. Sinjalet nuk mund të jepen duke pushtuar selinë. Nuk mund të jepen duke ardhur në mënyrë të dhunshme në mbledhjen e grupit parlamentar siç bën Berisha, ndërkohë që nuk është pjesë e grupit parlamentar”, tha Alibeaj.

Alibeaj përsëriti që edhe Berisha duhet të bëjë hap pas në mënyrë që Partia Demokratike të jetë e bashkuar./tvklan.al/

/GazetaSinjali/