image Kryesia vendos për seancë të re, diskutohet për raportet me ShBA-në dhe emigrimin e qytetarëve

Politikë

Kryesia vendos për seancë të re, diskutohet për raportet me ShBA-në dhe emigrimin e qytetarëve

news image

Kryesia e Kuvendit ka mbajtur mbledhjen e radhës ku në rend dite ishin pikat e pa përfunduara nga seanca e datës 28 mars, seanca e datës 24 maj si dhe seancat e mbajtura me 12 dhe 26 shtator.

Në mbledhje është diskutuar votimin për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procedurat e prokurimeve të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë, në ministri dhe në ndërmarrje publike qendrore.

Gjithashtu edhe shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po ashtu edhe Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës.

/GazetaSinjali/