Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës.
Në rendin e ditës do të jenë një varg pikash që do të diskutohen, përfshirë këtu edhe seanca plenare e cila ishte paraparë të mbahej më 24 maj, por që ishte shtyrë.
Po ashtu, do të diskutohet edhe për seancat e jashtëzakonshme të datës 11, 14, 16 dhe 24 tetor, si dhe për mbajtjen e seancës së radhës.
Mbledhja pritet të fillojë nga ora 11:00.