image Kryesia e Kuvendit mban mbledhje sot, ky është rendi i ditës

Politikë

Kryesia e Kuvendit mban mbledhje sot, ky është rendi i ditës

news image

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhje sot nga ora 11:00, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të kuvendit, në këtë mbledhje ndër të tjera, do të ndryshohet dhe plotësohet vendimi për formimin e komisioneve parlamentare, si dhe do të shqyrtohet Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale.

“Rendi i ditës: I. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, II. Përgatitjet për Seancë të re plenare: 1.Deklarimet jashtë rendit të ditës, 2. Pyetjet parlamentare, 3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme, 4. Ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare, 5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e  Kodit nr. 04/L-123 të Procedurës Penale, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 06/L -091. III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta Sinjali/