Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhje ditën e nesërme, duke filluar nga ora 09:00 në sallën C-301, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit, rendi i ditës në këtë mbledhje është miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme dhe propozimi për formimin e komisioneve parlamentare.
“Rendi i ditës: 1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme, 2.Propozimi për formimin e komisioneve parlamentare dhe 3.Të ndryshme”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta Sinjali/