Kryeshefi i IPK, Kushtrim Hodaj, priti Ekipin vlerësues të udhëhequr nga Andrea Dew, të angazhuar nga INL Departamenti i Shtetit të SHBA-së dhe zyrtarë të INL-it në Ambasadën Amerikane në Prishtinë.
Ekipi i ekspertëve u njoftua nga Kryeshefi Hodaj lidhur me funksionimin e IPK-së, proceset në zhvillim në fushën e zbatimit të Ligjit dhe sfidat e institucionit në realizim të detyrave dhe mandatit ligjor.
Ekipi vlerësues falënderoi Kryeshefin për pritjen dhe shprehën mbështetjen që përmes rekomandimeve që do të dalin nga procesi i vlerësimit, për fuqizimin e IPK-së dhe zbatimin e ligjit në përgjithësi ne Kosovë.