image Kryeprokurori i Malit të Zi thërret në pyetje Dritan Abazoviqin, Kjo është arsyeja

Rajon

Kryeprokurori i Malit të Zi thërret në pyetje Dritan Abazoviqin, Kjo është arsyeja

news image

Kryeprokurori Special i Malit të Zi, Milivoje Katniq ka thënë sot se do të hetojë nëse kishte përpjekje për korrupsion politik në rastin e Dritan Abazoviq.

Prokuroria Speciale do të marrë masa për të verifikuar pretendimet e bëra nga udhëheqësi i GP URA dhe zëvëndëskryeministri aktual, raporton INA, transmeton Gazeta Sinjali.

“Ne ende nuk e kemi thirrur, por sigurisht se kjo do të ndodhë në ditët në vijim. Në do t’i dërgojmë ftesë Abazoviqit për tu intervistuar si qytetar pas deklaratës së tij” ka thënë kryeprokurori malazez.

Katniq ka thënë se Prokuroria Speciale do të hetojë se kush i ka ofruar para Abazoviqit dhe a ka të bëj me korrupsion politik, apo diçka tjetër.

Abazoviq javën e kaluar ka thënë se i janë ofruar 21 milionë euro për të mos e votuar Qeverinë e re në Mal të Zi./Gazeta Sinjali/