image Kryeparlamentari Xhaferi pjesëmarrës në konferencën e Parlamentit Evropian

Rajon

Kryeparlamentari Xhaferi pjesëmarrës në konferencën e Parlamentit Evropian

news image

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka udhëtuar  për në Bruksel, ku do të marr pjesë në konferencën e Parlamentit Evropian “Mbështetje e demokracisë parlamentare anembanë botës.

Kreu i Kuvendit të Maqedonisë njofton se sot në Parlamentin Evropian në Bruksel fillon Konferenca “Mbështetje e demokracisë parlamentare anembanë botës: “Ndërtimi i rezistencës demokratike”.

“Unë do të kem fjalë hyrëse në dy sesione: “Dhjetë vite PE e mbështet demokracinë anembanë botës – çka arritëm dhe mësuam?” dhe “Krijimi i kulturës demokratike parlamentare përmes dialogut dhe ndërtimit të konsensusit”, a do të realizoj edhe takime bilaterale me deputetë të Parlamentit Evropian”, ka njoftuar Xhaferi.

/GazetaSinjali/