image Kryeministri shkel premtimin, AKP-ja të cilën premtoi se do ta shuaj nxjerr në shitje asetet shtetërore

Politikë

Kryeministri shkel premtimin, AKP-ja të cilën premtoi se do ta shuaj nxjerr në shitje asetet shtetërore

news image

Sot Agjencia Kosovare e Privatizimit  zyrtarisht ka shpallur shitjen e aseteve përmes likuidimit nr.55.

“Lista e tenderëve për privatizim me këtë valë të shitjeve përmban 52 asete/njësi atraktive të ndërmarrjeve shoqërore në Republikën e Kosovës, të cilat paraqesin një mundësi të shkëlqyer për zgjerim të biznesit apo iniciativa të reja biznesore në vendin tonë. Kjo valë e shitjeve me të gjitha asetet e tenderuara është aprovuar në Bordin e Drejtorëve, kurse AKP i ka njoftuar paraprakisht të gjitha Komunat përkatëse se këto asete të ndërmarrjeve shoqërore do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit ëëë.pak-ks.org dhe në mediat e shkruara dhe ato elektronike”, ka njoftuar AKP-ja.

Ky vendim është marr nga Bordi i AKP-së, i cili ishte emëruar nga qeveria Kurti, e që muaj më parë kishte udhëzuar AKP-në të mos vendos në shitje asete që janë të identifikuara si potenciale për t’u transferuar në Fondin Sovran, raporton GazetaSinjali.

Në planin qeverisës, ishte paraparë që AKP-ja të shuhet dhe të transferohet në agjenci brenda Qeverisë, si dhe të krijohet një agjenci për udhëheqjen e politikave zhvillimore ndërmjet ministrive dhe agjencive të pavarura.

Procesi i privatizimit në Kosovë ka nisur në vitin 2003, fillimisht nga Agjencia Kosovare e Mirëbesimit deri në vitin 2008 kur u shndërrua në AKP.

/GazetaSinjali/