image Kryeministri në detyrë heq dorë nga citimi i Kushtetutës së Serbisë në komentet që ia ka dërguar Gjykatës

Kosovë

Politikë/ Kryeministri në detyrë heq dorë nga citimi i Kushtetutës së Serbisë në komentet që ia ka dërguar Gjykatës

news image

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti ka hequr dorë nga citimi i Kushtetutës e Serbisë në komentet që ia ka drejtuar Kushtetueses, pasi VV e kishte cituat Kushtetutën e Serbisë kur kërkoi masë të përkohshme nga Gjykata Kushtetuese për zbatimin e dekretit të Presidentit Thaçi, e i cili do të çonte në formimin e Qeverisë së re.

VV kishte nxitur reagime të shumta kur në dokumentin që i dërgoi Gjykatës Kushtetuese me të cilën kërkonte masë të përkohshme kishte marrë si referencë Kushtetutën e Serbisë.

VV kishte argumentuar se citimi i Kushtetutës së Serbisë ishte për të treguar se ajo çfarë është duke bërë Thaçi gjendet pikërisht në Kushtetutën e Serbisë.

Kryeministri vazhdon të ngulmojë se Kushtetuta e Kosovës është përkthyer gabimisht në gjuhën angleze. Ai ka kontestuar konkretisht foljen “may”, e cila sipas tij është përkthyer sikur të ishte përdorur folja “can”.

“Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë.” – thotë neni i Kushtetutës që kontestohet nga Kurti në gjuhën tonë amtare. Ndërkohë që folja “mund” sipas tij nuk shpreh mundësi që presidenti të zgjedh apo të mos zgjedh shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja.

Për ta lexuar komentin e plotë, klikoni KËTU