Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë qëndrimit të tij në Vjenë të Austrisë, mori pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, ai në mbrëmje u takua me pjesëtarë të mërgatës atje.
Kurti i njoftoi me zhvillimet e fundit në vend, reformat e ndërmarra dhe me punën e deritanishme të Qeverisë, teksa diskutuan për zhvillimin e vendit, përfshirjen dhe rolin aktiv të mërgatës në atë drejtim.
Kryeministri i falënderoi të pranishmit për mikpritjen e ngrohtë dhe të gjithë diasporën për angazhimin e palodhshëm dhe kontributin e vazhdueshëm.
I pari i Qeverisë u shpreh se diaspora është pjesë përbërëse e së kaluarës, tashmes dhe të ardhmes së vendit, dhe i ftoi që së bashku me partnerët e tyre të biznesit të hulumtojnë mundësitë e investimeve në Kosovë.