image Kryeministri Kurti: Lajçak ka qenë i njoftuar për veprimet tona

Politikë

Kryeministri Kurti: Lajçak ka qenë i njoftuar për veprimet tona

news image

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka qenë i njoftuar vazhdimisht me veprimet e qeverisë përfshirë vendimin e fundit për targat dhe letërnjoftimët e Serbisë.

Edhe Lajçak ka qenë vazhdimisht i njoftuar për veprimet tona”, deklaroi kryeministri Kurti, shkruan Gazeta Sinjali.

Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, nga Beogradi, dje tha se vendimi i fundit i qeverisë së Kosovës për targat ia ka ndërruar “temat dhe planet” e vizitës së tij.

Ne patëm një bisedë serioze mbrëmë për situatën dhe natyrisht duhet të shikojmë për zgjidhje përmes dialogut dhe jo konfrontimit. Erdha në rajon për të përgatitur për takimin e ardhshëm të liderëve dhe për biseduar për progresin në normalizimin e marrëdhënieve, tani duhet ta zgjidhim situatën e krijuar. S’duhet të lejojmë të ketë krizë”, tha ai.

/GazetaSinjali/