image Kryeministri Kurti bën thirrje për vaksinim: Caktoni terminet, zgjedhni vaksinën

Shëndetësi

Kryeministri Kurti bën thirrje për vaksinim: Caktoni terminet, zgjedhni vaksinën

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që ende s’janë vaksinuar, që të caktojnë terminet për vaksinim në platformën E-Kosova ose në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare, për t’u mbrojtur nga varianti Delta.

“Vaksinat i kemi siguruar. Ato janë të sigurta. Kosova është vendi i vetëm në rajon që po përdorë vetëm vaksinat e aprovuara nga Agjencia Federale e Barnave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Agjencia Evropiane e Barnave, pra Pfizer dhe Astrazeneca. Tani mund të vaksinohen të gjithë qytetarët mbi moshën 18 vjeç dhe mund të zgjedhin vaksinën që dëshirojnë ta marrin.

Ju bëj thirrje që të caktoni terminet për vaksinim në platformën https://ekosova.rks-gov.net ose në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunat tuaja”, ka shkruar Kurti.

/GazetaSinjali/