image Kryeministri i ri i Malit të Zi: Ndikimi i Serbisë “zero”

Rajon

Kryeministri i ri i Malit të Zi: Ndikimi i Serbisë “zero”

news image

Përfshirja në koalicionin qeverisës në Mal të Zi të një formacioni pro-rus dhe pro-serb që ka marrë kryetarin e Kuvendit e që në program ka tërheqjen e njohjes së Kosovës, largimin e sanksioneve ndaj Rusisë dhe qasjen anti-NATO ka ngritur shqetësimet për drejtimin që mund të marrë Mali i Zi.

Megjithatë kryeministri i ri, Milojko Spajiq, në deklaratën e tij të parë pas zgjedhjes së qeverisë së re të Malit të Zi, i pyetur se sa do të ketë ndikim Beogradi në punën e Qeverisë ka thënë “zero”, shkruan N1.

Ai ka thënë gjithashtu se Beogradi s’ka pasur kurrfarë ndikimin në formimin e Qeverisë.

Spajiq e ka pasuar Dritan Abazoviqin në pozitën e kryeministrit, ndërkohë që në krye të Kuvendit të Malit të Zi është zgjedhur Andrija Mandic nga koalicioni pro-serb dhe pro-rus.

/GazetaSinjali/