image Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti voton në Shqipëri

Shqipëri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti voton në Shqipëri

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkuar sot për të votuar në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, raporton Gazeta Sinjali.

I pari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ekzekutivit të Kosovës, pasi ka votuar në Tiranë ka folur para mediave.

“Uroj dita e zgjedhjeve është ditë e demokracisë. I ftoj të gjithë qytetarët e Shqipërisë që sot ta respektojnë atdheun duke votuar dhe bërë zgjedhjen më të mirë. Dita është e bukur, e diel me diell, kështu do të jetë deri në mbrëmje. Uroj ditë të bukura dhe mbarësi për Shqipërinë dhe secilin njeri që ashtu sikurse unë, e ka pasaportën e Republikës së Shqipërisë”, ka deklaruar Kurti pas votimit.

Kujtojmë se në zgjedhjet Parlamentare në Shqipëri, Lëvizja Vetëvendosje ka tre kandidatë për deputetë.

Boiken Abazi, Kreshnik Merxhani dhe Iliaz Shehu, janë kandidatët e VV-së në Shqipëri.

/GazetaSinjali/