Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i cili po merr pjesë në samitin e BE-së që po mbahet në Tiranë, përveç këtij organizimi ka folur edhe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.Mitsotakis.
Më tej MItsotakis tha se të dyja palët, Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë hapa pas në mënyrë që integrimi në Bashkimin Evropian të shkojë përpara.
Sipas tij, pa u zgjidhur problemet në mes të dyja vendeve, do të jetë e vështirë integrimi për në BE.
“Gjithmonë inkurajojmë dialogun mes Prishtinës e Beogradit që duhet të zhvillohet në mirëbesim nga të dyja palët. E kuptojmë kompleksitetin e kësaj çështjes, por kështu jemi të vetëdijshëm për faktin që kjo çështje duhet zgjidhur”, tha Mitsotakis.
Kryeministri grek më tej theksoi se të dyja palët duhet të bëjnë një hap pas, pa u zgjidhur kjo do të jetë e vështirë që të bëjmë progresin e nevojshëm për integrimin e Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane.