image Kryeministri i Bullgarisë infektohet me koronavirus

Evropë

Kryeministri i Bullgarisë infektohet me koronavirus

news image

Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov ka dalë pozitiv në testin për COVID-19 dhe ai njoftoi se do të qëndrojë në shtëpi.

“Pas dy testeve PCR negative, unë isha pozitiv sot. Ndjej shqetësime të përgjithshme. Mjekët rekomanduan të qëndroj në shtëpi,” shkruan Borisov në profilin e tij në Facebook.

Ai tha se ka informuar autoritetet shëndetësore për të gjitha kontaktet e tij në ditët e fundit, raporton agjencia bullgare BTA, transmeton Gazeta Sinjali.

Më 23 tetor, Borisov tha se ishte izoluar pasi ishte në kontakt me zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Nikolai Nankov, i cili ishte pozitiv me COVID-19.

Borisov ka anuluar të gjitha takimet e tij dhe takimet publike për ditët e ardhshme. /Gazeta Sinjali/