image Kryeministri Hoti tregon nëse do të vazhdojë me shkarkimin e bordeve sikurse Kurti

Kosovë

Kryeministri Hoti tregon nëse do të vazhdojë me shkarkimin e bordeve sikurse Kurti

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka theksuar se shkarkimet në borde do të bëhen sipas procedurave ligjore.

Hoti ka thënë se në qeveri janë për të krijuar vende të reja punë e jo për të shkarkuar njerëzit nga pozitat e tyre.

“Nuk jemi këtu për të shkarkuar njerëz, jemi për të krijuar vende të punës, por duhet t’i përfillim procedurat ligjore dhe nëse është e nevojshme të shkarkohen njerëz nga pozicionet që kanë, vetëm në përputhje me ligjin”, ka thënë Hoti në një intervistë për VOA.