image Kryeministri çek i reagon Bërnabiqit për Kosovën

Politikë

Çnjohja/ Kryeministri çek i reagon Bërnabiqit për Kosovën

news image

Kryeministri i Çekisë, Andrej Babish, ka përgënjeshtruar deklaratën e kryeministres serbe, Ana Brnabiq, e cila deklaroi se kryeministri çek ka shprehur gatishmëri për ta tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kryeministrja serbe para gazetarëve ka thënë se ka diskutuar me homologun e saj çek, duke shtuar se ai është shprehur i gatshëm të diskutojë mundësinë e tërheqjes së njohjes ndaj Kosovës.

Siç u shpreh Brnabiq në Pragë, ku ajo po merr pjesë në Samitin e V4-tës, deklaratat e presidentit çek kanë shkaktuar reagime të mëdha në opinion. Por, në anën tjetër, Babish, ka thënë se këto deklarata janë jo-reale. Ai ka shtuar se nuk sheh arsye që Çekia të ndryshoj qëndrim sa i përket çështjes së pavarësisë së Kosovës.

“Politika e jashtme e Çekisë, është gjithmonë në duar të qeverisë. Nuk shoh asnjë arsye, që Çekia të ndryshojë qëndrimin ndaj Kosovës”, ka thënë Babish në një konferencë për media.

“Deklarata të bëra nga presidenti, opinioni i Zemanit është gjithmonë i njëjti. Nuk është asgjë e re”, ka thënë Babish pas pyetjes së gazetares  serbe, se si i komenton deklarimet e presidentit Zeman për heqjen e njohjes së pavarësisë së Republikës së Kosovës. /Sinjali/