image Kryeministri britanik shpall lehtësimin e masave kundër COVID-19, hapen edhe klubet nga 4 korriku

Botë

Kryeministri britanik shpall lehtësimin e masave kundër COVID-19, hapen edhe klubet nga 4 korriku

news image

Kryeministri britanik, Boris Johnson, sot gjatë ditës pritet të njoftojë qytetarët për lehtësimin e mëtejshëm të masave të izolimit.

Nga e shtuna, me 4 korriku pritet të hapen klubet dhe restorantet.

”Masa gjithashtu do të lejojë hapjen e kinemave dhe muzeve si dhe do të rishikohet rregulli i distancës prej dy metrash”, njoftuan mediat britanike.

Johnson mori dje pjesë në një takim me komitetin e qeverisë për strategji të COVID-19, ku u diskutua për ndryshime.

“Por, sa më shumë të hapemi, aq më e rëndësishme është që të gjithë ndjekin udhëzimet për distancë sociale. Nuk do të hezitojmë t’i kthejmë përsëri këto hapa, nëse është e nevojshme për të ndaluar virusin”, sipas një burimi nga Downing Street.

Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock deklaroi të hënën se virusi ishte duke u zmbrapsur./ Gazeta Sinjali/