image Kryeministri britanik bën vizitë të papritur në Kiev

Botë

Kryeministri britanik bën vizitë të papritur në Kiev

news image

Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, e ka zhvilluar vizitën e parë në Kiev të Ukrainës, ku është takuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Një zëdhënës i qeverisë britanike tha se Sunak-u ka udhëtuar për në Ukrainë për t’u takuar me Zelenskyn dhe për ta “vërtetuar përkrahen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar”.

“Britania di se çfarë do të thotë të luftosh për liri. Ne jemi me ju në mënyrë të pakufizuar”- shkroi kryeministri britanik në Twitter në gjuhën angleze dhe në gjuhën ukrainase.

Ai njoftoi se vendi i tij do t’i dhuroj Ukrainës një pako të mbrojtjes ajrore me vlerë të 50 milionë funteve.

Britania e Madhe e ka përkrahur shumë Ukrainën që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt. Ish-kryeministri Boris Johnson e kishte vizituar tri herë Kievin që nga fillimi i luftës.

/GazetaSinjali/