image “Kryeministër t’u rritë ndera”, reagimi i SBAShK-ut pasi kuptuan se 100 eurot janë veç për një muaj

Sociale

“Kryeministër t’u rritë ndera”, reagimi i SBAShK-ut pasi kuptuan se 100 eurot janë veç për një muaj

news image

Për ndarjen e 100 eurove nga Qeveria Kurti kanë reaguar edhe nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Ata thonë se këto mjete do të ndahen vetëm për një muaj, e jo siç kanë kërkuar, deri në miratimin e Ligjit për Paga.

Kështu sipas tyre, ky vendim nuk ka sjell zgjidhje.

SBASHK-u  i thotë Kryeministër t’u rrittë ndera, por kërkesat e SBASHK-ut dhe sindikatave tjera mbesin të parealizuara sepse nuk ka dialog fare e as takime përmbajtjesore me sindikatat për të gjetur zgjidhje të përbashkët e të pranueshme për kërkesat e tyre që me 100 euro mbështetje të vazhdohet për gjithë të punësuarit në arsim, që nga çerdhet e deri në universitete dhe për shumë institucione të kulturës edhe në tërë sektorin publik  deri të nis së implementuari Ligji i pagave”, thuhet në reagim.

Ata kanë paralajmëruar veprime sindikale pas 20 prillit.

“Kjo nuk po ndodh dhe pas 20 prillit do të fillohet me veprime sindikale  në tërë sektorin e arsimit sepse kështu kanë vendosur, jo një individë, por delegatët e Kongresit të SBASHK-ut, që janë përfaqësues dhe zë i gjithë të punësuarve në sektorin e arsimit, që nga çerdhet, Arsimi Parauniversitar, Universitete dhe në shumë institucione të kulturës”, thuhet më tutje në reagim.

Reagimi i plotë:

Pjesa e parë e deklaratës së kryeministrit Kurti  para medieve të nderuara për 100 euro shtesë edhe për të punësuarit në sektorin publik krijoi një lloj entuziazmi dhe sindikatat menduan se Qeveria ka ndryshuar qëndrimin e gabuar  ndaj sindikatave dhe kërkesave të tyre legjitime, por pjesa e dytë e deklaratës së tij tregoi se ai bashkë me Ministrin Murati këtë veprim e kanë bërë pse u është tekur ashtu dhe se mbështetja me 100 euro vlen vetëm për një muaj.

SBASHK-u  i thotë Kryeministër t’u rrittë ndera, por kërkesat e SBASHK-ut dhe sindikatave tjera mbesin të parealizuara sepse nuk ka dialog fare e as takime përmbajtjesore me sindikatat për të gjetur zgjidhje të përbashkët e të pranueshme për kërkesat e tyre që me 100 euro mbështetje të vazhdohet për gjithë të punësuarit në arsim, që nga çerdhet e deri në universitete dhe për shumë institucione të kulturës edhe në tërë sektorin publik  deri të nis së implementuari Ligji i pagave. Që përfaqësuesit e sindikatave  të jenë të kyçur e të barabartë në procesin e përgatitjes së versionit të këtij Ligji, që është jetik për gjithë të punësuarit në sektorin publik dhe që të merren parasysh propozimet konkrete e të argumentuara të tyre dhe të inkorporohen në këtë Ligj me qëllimin e vetëm që punëtorët arsimorë të kenë vend meritor në këtë Ligj.

Që të ketë  takime me Ministrit gjegjëse në vazhdimësi për të zgjidhur edhe kërkesat tjera legjitime të anëtarësisë. Kjo nuk po ndodh dhe pas 20 prillit do të fillohet me veprime sindikale  në tërë sektorin e arsimit sepse kështu kanë vendosur, jo një individë, por delegatët e Kongresit të SBASHK-ut, që janë përfaqësues dhe zë i gjithë të punësuarve në sektorin e arsimit, që nga çerdhet, Arsimi Parauniversitar, Universitete dhe në shumë institucione të kulturës.

Në fund Kryeministër me qëllimin më të mirë SBASHK po të këshillon qortoj pak dofarë zëdhënësish të Partisë, dofarë analistësh, që po flasin në emër të partisë tuaj e madje edhe ndonjë deputet, po ashtu të partisë suaj, që të ndalin deklaratat me plot shpifje e fyerje e kërcënime ndaj SBASHK-ut dhe në veçanti ndaj kryetarit Jasharaj. Ato nuk i bëjnë  nder as atyre e as Qeverisë dhe as Kosovës.

/GazetaSinjali/