image Kryemadhi: Dëshirën për të luftuar korrupsionin e pagova me shkatërrimin e familjes

Shqipëri

Kryemadhi: Dëshirën për të luftuar korrupsionin e pagova me shkatërrimin e familjes

news image

Monika Kryemadhi në lidhje me problemet familjare me Ilir Metën, u shpreh se dëshira për të luftuar korrupsionin dhe denoncimet për inceneratorët i pagoi me shkatërrimin e familjes.

“Problemet familjare tonat janë probleme të dy njerëzve që duheshin dhe ecën përdore për 33 vite. Por, dëshira për të luftuar korrupsionin u pagua nga ana ime me faturën shumë të madhe të shkatërrimit të familjes sime”, tha deputetja e Partisë së Lirisë.

Ajo deklaroi se nuk do ta takojë në burg ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta.

“Masa e arrestit për Ilir Metën tenton për të zhvilluar më tej konfliktin tonë familjar. Për gjërat që ata dyshojnë te unë, duan t’ia vendosin Ilir Metës. Nuk do e vizitoj në qeli Ilir Metën. Edhe nëse do të doja unë, nuk pranon ai”, deklaroi Kryemadhi.

/GazetaSinjali/