Kryeinfermierja e Klinikës së Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Arta Sejdiu, ka kërkuar që deputetja Kuvendit të Kosovës nga Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha të dënohet për thyerje të rregullave të vetizolimit.
Hoxha dje u pa në rrugë, përkundër faktit që do të duhej të ishte e izoluar, pasi kishte njoftuar se ishte infektuar me COVID-19.
Kryeinfermierja Arta Sejdiu, përveç deputetes, e ka kritikuar edhe inspektoriatin që nuk e ka dënuar ende atë për këtë veprim.
“Kah po ia man oj POZITIVE, nuk po du me të stigmatizu, po po du ti me u dënu!!!! Derisa të del lajmi që je dënuar si të tjerët, besom që nuk rehatohna. E nëse ke dalë për arsye shëndetesore, dil me raport, na e mbyll gojën të gjitheve!!!”, shkroi Sejdiu.
Para pak ditësh, në Vushtrri u dënua një infermiere me 1,000 euro gjobë për faktin që u zu në rrugë nga policia dhe inspektoriati, edhe pse kishte rezulutuar pozitiv me COVID-19 . /Gazeta Sinjali