image Kryeimami i Podujevës: Shqiptarët duhet ta kenë veç një kombëtare, nuk i shikoj ndeshjet e Kosovës dhe nuk e festoj 17 Shkurtin

Sociale

Kryeimami i Podujevës: Shqiptarët duhet ta kenë veç një kombëtare, nuk i shikoj ndeshjet e Kosovës dhe nuk e festoj 17 Shkurtin

news image

Kryeimami i Podujevës, Bekim Jashari ka deklaruar se është kundër që ekipi i Kosovës të quhet kombëtare.

Ai në emisionin ‘Favorit’ në Express ka deklaruar se ekziston vetëm një kombëtare.

Jashari ishte i pajtimit që ekipi i Kosovës të quhej si përfaqësuese.

“Shqiptarët duhet ta kenë veç një kombëtare, nuk i shikoj ndeshjet e Kosovës dhe nuk e festoj 17 shkurtin. E tëra Kosova ishte pas kombëtares kuqezi në Evropian. E shfrytëzoj rastin të uroj 28 nëntorin që është e vetmja festë kombëtare. Në stadiumin ku luan Kosova, nuk e di a po luan Kosova a Bosnja me atë flamur. Kemi një kombëtare, Kosova mund të quhet përfaqësuese”, u shpreh Jashari.

/GazetaSinjali/