image Kryefamiljari ia kris armës për dasmë, Policia i shkon në shtëpi vushtrriasit

Siguri

Kryefamiljari ia kris armës për dasmë, Policia i shkon në shtëpi vushtrriasit

news image

Të shtënat me armë në ahengjet në Kosovë janë dukuri e shpeshtë, të cilat përveç se janë të kundërligjshme, shumë herë janë edhe të rrezikshme. Për një rast të tillë, që ka ndodhur dje në fshatin Nadakofc të Vushtrrisë, ka nisur hetimet Prokuroria, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se fillimisht Policia ka marrë informacionet nga disa qytetarë se janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar, me ç’rast njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kontaktuar me pronarin e shtëpisë.

I zoti i dasmës ka dorëzuar armën me të cilën dyshohet se ka shtënë, bashkë me një karikator dhe katër gëzhoja.

Arma është konfiskuar dhe i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me vendim të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti ‘Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës’.

Kujtojmë se mbajtja e armëve pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim ose me gjobë.

/GazetaSinjali/