Kryesuesja e OSBE-së, njëkohësisht ministre e Jashtme në Suedi, Ann Linde, është pritur në takim nga shefja e diplomacisë së Kosovës, Donika Gërvalla – Schwarz, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në Twitter, Linde tha se takimi me Gërvallen ishte i shkëlqyeshëm.
“Rifillimi i dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit është inkurajues”, ka shkruar Linde.
Sipas saj, të dyja palët duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive për të avancuar normalizimin e marrëdhënieve./Gazeta Sinjali/