COVID-19

Të infektuar

10988

Të shëruar

6616

Të vdekur

373

Kryediplomatja kosovare flet me ministrin francez për dialogun dhe liberalizimin e vizave

news image

Kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e saj francez, Jean-Yves Le Drian.

Haradinaj – Stublla thotë se përmes kësaj bisedë telefonike, ata biseduan për dialogun Kosovë – Serbi, si dhe për çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Përveç marrëdhënieve të shkëlqyeshme bilaterale, diskutuam edhe dialogun Kosovë-Serbi, si dhe çështjen e liberalizimit të vizave e cila ka rëndësi strategjike për ne dhe është në interes të ruajtjes së vlerave evropiane në rajonin tonë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës thotë se e ka falënderuar Le Drian për mbështetjen e Francës në të gjitha etapat e shtetndërtimit të Kosovës, dhe ka riktheksuar gatishmërinë për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit tonë ndërshtetëror në aspektet e interesit të përbashkët./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin